Shqipëria rinis eksportet bujqësore – Drejt Kosovës, 300 tonët e parë që nga nisja e pandemisë
Nga e enjtja, Kosova do të jetë shteti i parë ku do të dërgohet një sasi prej 300 tonë perime nga Myzeqeja që prej fillimi të pandemisë.
Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i përgjithshëm foli gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnje.
Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit.
Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve. Sipas zotit Hajdari i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.