Qeveria e Shqipërisë me ndryshimet e miratuara në Ligjin për shtetësinë ka krijuar mundësi për talentët e sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë të pajisen me pasaportë shqiptare edhe nëse nuk i kanë mbushur 18 vjeç.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në Ligjin për shtetësinë nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ramës.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë është duke e jetuar ëndrrën, pasi është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë drejt kualifikimit në kampionatin evropian “Euro 2024”.