Shqipëria mposhtet thellësisht nga Polonia

Shqipëria ka regjistruar humbjen e dytë në katër ndeshje në kualifikimet për Botërorin 2022, duke u mposhtur me rezultat të thellë 4:1 nga Polonia.

Polakët e gjetën golin e avantazhit pas 12 minutave me autor Robert Lewandowskin, ndërsa në minutën e 25-të barazoi Sokol Cikalleshi.

Por kjo ishte e tëra çka mundi të bënte Shqipëria, pasi në vazhdim pësoi tre gola.

Adam Buksa (44’), Grzegorz Krychowiak (54’) dhe Karol Linetty (89’) realizuan për fitoren e Polonisë.

Shqipëria bie në vendin e katërt me gjashtë pikë në Grupin I, kurse Polonia ngjitet në vendin e dytë me shtatë pikë. Anglia i prin tabelës me 12 pikë, kurse Hungaria gjendet e treta me shtatë pikë. Andorra në vendin e pestë ka tre pikë, ndërsa San Marino nuk ka asnjë pikë në vendin e gjashtë.