Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë në renditjen e FIFA-s

Sot është publikuar renditja e fundit për muajin nëntor nga FIFA sa i përket kombëtareve të futbollit, dhe Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë të 60-tën.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Panucci ka 1372 pikë, një më shumë se Burkina Fasso dhe dy më pak se Bolivia në pozitën e 59-të

Shqipëria u remdit në pozitën e fundit të Grupit 1 në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve me vetëm tre pikë, pasi mori vetëm një fitore dhe ka pësoi tri disfata.

Sipas rregullores së UEFA-s, bien nga Liga C të gjitha skuadrat që rradhiten në vendin e fundit te grupet me nga 4 skuadra, si dhe vendi i tretë me renditje më të dobët.

Në këtë rast merren për bazë pikët e grumbulluara me dy skuadrat e para të Grupit. Për shkak se Shqipëria ishte në grup me vetëm tri skuadra, ajo shpëtoi nga rënia në Ligën D, për shkak se pozicionohej më mirë se Mali i Zi dhe Qipro