Shqipëria humb me një gol në fund të ndeshjes

Shqipëria e pafat, kthehet në shtëpi me zero pikë.

Shqipëria e Edi Rejës ka humbur në Turqi me rezultat minimal 1-0.

Kuqezinjtë bën paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe kishin disa raste të mira shënimi, por nuk i shfrytëzuan rastet.

Dhe ligji i pashkruar në futboll thotë se kur nuk shënon pëson, andaj edhe Shqipëria pranoi gol pasi nuk i shfrytëzoi shanset e shumta, sidomos me anë të Rey Manaj.

Tosun shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, për rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj humbje, Shqipëria mbetet në pozitën e katër me 9 pikë.

https://tiger.cdnja.co/v/2n/2n6p.mp4?secure=O7tsQ3oDLToWOqMrokH1vQ&expires=1570833000

loading…