Shqipëria goditet nga stuhi të fuqishme (VIDEO/FOTO)

Shqipëria mbrëmë është goditur nga disa stuhi të fuqishme.

Qytetet më të prekura nga stuhitë janë Shkodra, Durrësi, Burreli, Velipoja dhe Lezha, ku erërat e forta kanë dëmtuar edhe përcjellësit elektrik, duke lënë në terr qytetet e lartcekura.

Në qytetin e Velipojës dhe Shkodrës si rezultat i erës janë rrëzuar edhe disa pemë të cilat kanë rënë mbi veturat të cilat ishin në lëvizje.

Stuhitë kanë dëmtuar edhe plazhet.
Stuhi është paralajmëruar të ketë edhe sot në disa qytete në Shqipëri, ndërsa nga nesër pritet ndryshim i motit, temperaturat do të sillen rreth 27 gradë celsius dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Përveç Shqipërisë edhe Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina janë përfshirë nga këto stuhi.

loading…