Shqipëria e rrënuar nga tërmeti, Albin Kurti shfaqet para publikut me një gotë verë në dorë

Festën me verë dhe meze për 107 vjetorin e Shqipërisë të organizuar nga ambasada e po këtij shteti në Kosovë, s’e ndali as tërmeti shkatërrues që mori mbi 20 jetë. Albin Kurti aty u shfaq me një gotë verë.

Kandidati për kryeministër në këtë pritje foli për rëndësinë e 28 nëntorit.

“28 nëntori është festë e shumëfishtë për kombin shqiptar, është Dita e Flamurit, është Dita e Pavarësisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, kryekomandantit Adem Jashari, është edhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra një festë e cila është thelbi i identitetit kombëtar shqiptar, që na bënë të tillë çfarë jemi dhe na i mban gjallë ëndrrat dhe dëshirat tona, e të cilat janë edhe ideali i dëshmorëve, i martirëve të kombit, por njëkohësisht edhe dëshirat e rinisë dhe të fëmijëve tanë”, tha ai, shkruan Insajderi.

“Flamuri kuq e zi, flamuri i kuq me shkabën e zezë dy krenare, në mes ka qenë përgjatë historisë flamuri i rezistencës që na ka shpie përpara, por njëkohësisht edhe ka theksuar atë që nuk është realizuar ende. Politikisht, historikisht do të ngelet edhe më tej i tillë”.

Pas fjalimit – Kurti nuk hezitoi të qëndrojë edhe në koktejin e organizuar nga ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi, ndonëse në Shqipëri po vazhdonte kërkimi për trupat e mbetur nënrrënoja.

Ai madje nën shoqërinë edhe të të ftuarve të tjerë – gustoi edhe verë.