Dhuna në familje dhe ngacmimet seksuale ndaj femrave janë bërë një fenomen mjaft shqetësues nëKosovë, sidomos gjatë dy viteve të fundit apo njohur ndryshe si vitet e pandemisë. shkruan Ballkani.info.
Ajo që bie në sy gjatë kohëve të fundit në raportin e policisë janë rastet e dhunës familjare, ku këto raste janë vetëm në rritje.
Dhuna në familje po vazhdon të jetë fenomen në vendin tonë.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, rajoni i Prishtinës prinë me rastet e dhunës në familje, ku vetëm në këtë rajon janë, tre raste të tilla.
Gjatë këtyre 24 orëve janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje dhe një ngacmim në rrjetet sociale./Ballkani.info/.
Rastet në rajonin e Prishtinës:
DHUNË NË FAMILJE
· Gllogoc 08.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Lipjan 08.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
NGACMIM
Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 09.11.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dy viktimave femra kosovare, në rrjete sociale, u kishte shkruar dhe postuar foto me komente të ndryshme denigruese dhe ofenduese. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ratet në rajonin e Gjilanit:
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan 08.11.2022 – 18:30-19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. I dyshuari po ashtu ka dëmtuar veturën e viktimës me ç’rast është vetë-lënduar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Viti 09.11.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rastet nga Komuna e Prizrenit:
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 09.11.2022 – 18:00-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se disa herë e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rastet nga Komuna e Gjakovës:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 09.11.2022 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas viktimës është i sëmurë mental. Viktima ka refuzuar strehimin dhe urdhrin për mbrojtje. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.







