Kombëtarja e Kosovës U21, sot do të ketë një sfidë shumë të rëndësishme ku përballet me Izraelin U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Trajneri Afrim Tovërlani tash e disa ditë është duke punuar dhe përgatitur skuadrën për këtë takim i cili nis nga ora 19:00, shkruan Ballkani.info

Sfida luhet në Hungari dhe pikët janë shumë të nevojshme për të dyja kombëtaret.

Kosova është e katërta në tabelë me 9 pikë dhe është ende në garë për kualifikim, kështu që një fitore sot do ta bënte garën shumë  më elektrizuese. /Ballkani.info