Miku i tij

Shpetim Selmanaj kujton me emocione Enver Haradinajn: I rrallë ke qenë, i përhershëm mbete

Shpetim Selmanaj, përmes një shkrimi plot emocione e ka kujtuar mikun e tij të hershëm, Enver Haradinaj, i rënë më 15 prill të vitit 2005.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Krah për krah me lirinë ke ecë. Në venat që t’ka rrjedhë gjak t’babës e t’nanës, janë ndërtu rrugët e krenarisë, rrugët e uniformave me lara, që t’kanë pasë hije fort.

Sot t’ka hije tanë ajo ushtri që e ke pranë, bashkë na e kujtoni se sa e shenjtë është Kosova. Ti o trim nuk na le fjalë pas, na le vepra e ma të shtrenjtën liri që nisi me 3 shkronja.

I rrallë ke qenë, i përhershëm mbete.

Jam krenar që të kisha shok fëmijërie e lufte.

Sot të kam hero.

Përjetësisht me ne Enver Haradinaj!