Shpetim Idrizi: Më vjen keq për Drenicën

Edhe trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se i vjen keq që Drenica nuk do të jetë në Superligë edicionin tjetër, por ka shtuar se fitorja ndaj “kuqezinjve” për Trepçën ’89, ka qenë e detyrueshme.

“Duke marrë parasysh kontributin dhe traditën që ka pasur Drenica, mund të them se Drenica nuk e meritoi një gjë të tillë. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejtë, aty ku e ka vendin”, ka thënë fillimisht Idrizi.

Idrizi e vlerëson se dueli kryesor në tri ndeshjet e mbetura do të jetë kundër Ferizajt.

“Na pret një sfidë e vështirë sepse Ferizaj po luan brenda shumë kompakt. Synimet tona janë të qarta. Do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv”, është shprehur Idrizi.

Me fitoren ndaj Drenicës, Trepça ’89 mbetet në pozitën e tetë, pozitë që të çon në barazh. Por ka edhe tre ndeshje për të synuar mbijetesën pa barazh.