Max Allegri

Shpërthimi i Allegrit, i thotë yllit të ekipit: Ne nuk jemi Fiorentina

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka qenë shumë i nervozuar me lojtarët e tij gjatë ndeshjes me Young Boys.

Juventusi ka fituar ndaj Young Boys me rezultatin 3-0, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic

Allegri nuk ishte shumë i kënaqur me Bernardeschin në këtë duel, ku edhe reagoi ashpër ndaj tij.

“Është një pasim, duhet të shkoni për të shënuar gola!” Allegri bërtet në stolin e tij.

“Ai do të largohet tani, ne nuk jemi Fiorentina!”

Bernardeschi erdhi në Juventus nga Violat, dhe Allegri ka folur në mënyrë të përsëritur për nevojën që ai të jetë më konsistent në Torino sesa në Firence.