Shpërthim në një fabrikë në periferi të Beogradit, disa të lënduar nisen drejt spitalit

Siç raportojnë mediat serbe, rreth orës 10 e 35 në një fabrike të drurit ka ndodhur një shpërthim i madh ku kanë mbetur të lënduar disa punëtorë të cilët kanë pësuar edhe djegie në shkallë të ndryshme në trup.

Ata janë dërguar menjëherë për në spitalin e “Mitrovicës së Sremit”, shkruan blic.rs, transmeton Express.

Në pamjet që janë publikuar shihet tym i dendur që del nga fabrika ku ka ndodhur shpërthimi.

VIDEO