Shpërthen zjarr në “Santiago Bernabeu” VIDEO

Një zjarr ka shpërthyer në stadiumin e Madridit, ”Santiago Bernabeu”, përderisa po bëhen renovime.

Kalimtarët e rastit kanë shpërndarë video ku dilte tym nga hapësirat e stadiumit.

Renovimet po ndodhin pasi që Fiorentino Perez  pati premtuar se do të bëjë një stadium tepër modern.

Gjatë periudhës së renovimit këtë sezon, Real Madrid ndeshjet i ka luajtur në stadiumin ”Alfredo di Stefano”, stadium ku zakonisht luan Real Madrid Castilla, skuadra B e Real Madridit dhe shërben si një stadium edhe për stërvitje të Los Blancos.