Sot në trojet shqiptare është shënuar 110 vjetori i alfabetit shqip.

Gjuha shqipe njihet si gjuhë e vjetër edhe pse tekset e saj filluan në viitn 1555, derisa në vitin 1908 u plotësua alfabeti i Gjuhës Shqipe me 36 shkronja.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka vizutar Shkupin, kryeqytetin zyrtar të Maqedonisë që njihet si kryeqyteti historik i shqiptarëve para Jugosllavisë, shkruan Ballkani.info.

Meta, bashkë me Ali Ahmetin dhe liderët tjerë shqiptarë kanë bërë shqiponjen, duke paraqitur patriotizmi në Shkup për hir të ditës së 110 vjeorit të alfabetit në Gjuhën Shqipe.

Postimi i plotë i Metës

Së bashku me liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti dhe udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëve në Maqedoni, gjatë një vizite në Shkupin e vjetër, takuam dhjetra motra e vëllezër të një gjaku, me të cilët uruam 110-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe nderuam veprën e lavdishme të qindra patriotëve shqiptarë që nga epoka e Skënderbeut e deri më sot, të realizuar mjeshtërisht në mozaikun e këtij qyteti.???