‘Shpërthen’ Lisbona, Portugalia në epërsi

Portugalia ka kaluar në epërsi ndaj Holandës gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes.

Iberikët kaluan në avantazh falë golit të Gonçalo Guedes (60′), i cili pranoi pasimin e bukur të Bernardo Silvas.

Skuadra e Fernando Santos e ka dominuar takimin nga fillimin dhe më në fund gjeti golin.

Kujtojmë se kjo ndeshje luhet në kuadër të finales së Ligës A të Ligës së Kombeve, formati më i ri i UEFA-s.

Fituesi i këtij kompeticioni nuk kualifikohet direkt në EURO 2020.