Arsim Kabashi

Shpërndahet një video e presidentit të Ballkanit teksa hyn në dhomën e referëve në ndeshje me Dritën

Super-derbi i Superligës së futbollit ndërmjet Dritës dhe Ballkanit është duke u zhvilluar, ndërsa në këtë ndeshje të xhiros së 21-të ka ndodhur një rast i pazakontë.

Presidenti i klubit therandas, Arsim Kabashi është futur në dhomën e referëve duke debatuar me ta.

Kjo video, e postuar nga “Radio Star” nga Gjilani, është shpërndarë në internet.

Në debat me referët, Kabashi dëgjohet duke thënë se tek dhoma e tyre është futur me lejen e delegatit.

Sipas këtij mediumi, me intervenimin e Policisë së Kosovës, Kabashi është larguar nga dhoma e referëve.

Drejtuesit e klubeve të futbollit e kanë të ndaluar rreptësishtë të futen në dhomat e referëve, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

@ballkani.info

♬ original sound – Ballkani.info