Shpend Ahmeti tregon se shumë shpejt vjen rryma në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se është njoftuar nga Keds se rryma në Prishtinë në lagjet në të cilat ka pasur reduktime shumëorëshe do kthehet shumë shpejt.

KEDS sapo na informuan që rryma është lëshuar. Tani lagjet do të lëshohen një nga një deri te banesat e bardha që lëshohen pas 30 min, ka shkruar Ahmeti, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë që në dy ditët e fundit ka pasur reduktime të mëdha në disa lagje të kryeqytetit.