Shpend Ahmeti thirrje urgjente Qeverisë: Ndryshojeni orarin e lëvizjes, po krijohet pasiguri

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar që vendimi i qeverisë për ndalim të lëvizjes 20-06 dhe 10-16 duhet urgjentisht të rishikohet.

“Informatat nga qyteti në periudhen 16-20 tregojnë grumbullime të panumërta të 20 e më shumë personave nëpër markete. Më e rrugës do të ishte 18 – 06 ose edhe më gjatë por jo kështu. Po krijohet pasiguri për qytetarët. Nuk është dobësi me ndërru politikën pas proves”, ka kërkuar Ahmeti. /Ballkani.info/