kryetari

Shpend Ahmeti “shkrihet së qeshuri” pranë kryeministrit Haradinaj. (Një polic u vra sot)!

Komuna e Prishtinës sonte i ka shpallur sportistët më të mirë të vitit 2018.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një fotografi të siguruar nga Ballkani.info, kryeministri dhe kryetari i Prishtinës shihen të disponuar, duke qeshur më të madhe.

Më i qeshuri këtu duket Shpend Ahmeti.

Të kujtojmë se sot është vrarë një polic i Kosovës në Istog. Izet Demaj humbi i jetën nga plagët e marrë pas përleshjes së armatosur me një grabitës banke.

Në këtë përleshje mbeti i vdekur edhe grabitësi, Kamer Metaj nga Shushica e Istogut. /Ballkani.info/