Shpend Ahmeti për fotot e rreme të Flora Brovinës: Kush e organizoi krejt këtë turp?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se dëmi i shkaktuar ndaj viktimave dhe Kosovës me një fotografi të rrejshme është tepër i madh.

Ai ka thënë se tani armiqtë e Kosovës do ta vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por vetëm fotografi të rrejshme sikur kjo.

“Dëmin që ju keni bërë viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me fotografi të rrejshme është tepër i madh. Me pas paguar armiqtë tonë më mirë nuk e kishin pasur. Tani vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por veç fotografi të rrejshme si kjo sot”.

“Kush e organizoi krejt këtë turp? Kush del para viktimave e familjeve të viktimave me ju thënë që kanë rrejt me fotografi kur s’ka pas nevojë se dëshmi ka gjithandej”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të kryetarit Ahmeti në Facebook.