Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shumica e qytetarëve janë duke i mbajtur maskat.

Ahmeti përmes një postimit ka shkruar se 90 për qind e qytetarëve në qytet janë me maska.

Ai ka thënë se kjo është kujdes ndaj të tjerëve dhe vetëvetës.

Tutje Ahmeti ka theksuar se mjeket janë duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë, duke punuar më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë.

Postimi i plotë:

Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Falemnderit të gjithëve.

Përvec që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë.

Falemnderit edhe njëherë!

#prishtina.