Kryetari i Prishtinës

Shpend Ahmeti i uron shërim të shpejt Isa Mustafës: Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka uruar shërim të shpejtë Isa Mustafës dhe të tjerëve të infektuar nga Covid-19.

Nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik”, tha ai.

Tutje, Ahmeti shton se kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi, shkruan Indeksonline.

Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.

Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!”.