Shpend Ahmeti i kërkon Haradinajt rritjen e pagës mininale në 240 euro, AAK-ja e quajnë aktor

Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti i ka kërkuar sot kryeministrit Ramush Haradinaj rritjen e pagës mininale në sektorin privat.

Ai ka thënë se kryeministri duhet të rris pagën minimale nga 130 euro sa thotë Ahmeti që është tash, në minimum 240 euro, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, një anëtare AAK-së, partisë së Haradinajt, e ka quajtur aktor Shpend Ahmetin.

“Nuk po e kuptoj këtë aktorin e PSD-së sinqerisht! Nëse ai e ka qëllimin me sfidu vetën në aktrim në rregullê është por pse po i lutet Kryeministrit me rritë pagën minimale? Kur këtë rritje zoti Haradinaj tanimë e ka propozuar në Këshillin Ekonomik Social. Paga minimale do të rritet për 54,4%”, ka shkruar asambleistja e AAK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fitnete Bejta.

Të kujtojmë se PSD dhe AAK bashkëqeverisin në Komunën e Prishtinës. /Ballkani.info/