Rreth 300 mijë euro po planifikohen të shpenzohen nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës për të furnizuar me qumësht nxënësit nga klasa I-V.
Komuna e Prishtinës ka filluar që të bëhet gati për vitin e ri shkollor. Në këtë komunë tashmë është hapur tenderi për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave 1-5.
Përmes njoftimit për kontratë që ka publikuar Komuna e Prishtinës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, është njoftuar se është hapur tenderi për furnizim me 1 milion e 440 mijë copë pako qumështi.
Për këtë punë, KKP-ja ka paraparë të shpenzojë rreth 300 mijë euro.
Afati kohor për të përfunduar furnizimin me qumësht për këto klasa është katër ditë pas nënshkrimit të kontratës.












