VV-PSD

Shpend Ahmeti: Albin Kurti me tha se nuk bën kurrqysh me e vizitu varrin e Rugovës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar shumë biseda me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë kohës sa ishin në të njëjtin subjekt politik.

Kurti dhe Ahmeti ishin bashkë në Lëvizjen Vetëvendosje me çfarë LVV e fitoi Komunën e Prishtinës duke u bërë Shpend Ahmeti kryetar I kryeqytetit pas qeverisjes 13 vjeçare të LDK-së në Prishtinë.

Rrugët e Ahmetit dhe Kurtit u ndanë në fund të vitit të kaluar pas një afere në “viber”, ku deputetja, Aida Derguti e ofendoi Kurtin, raporton Ballkani.info.

Në një intervistë për “T7”, Ahmeti tha se Albin Kurti e ka penguar që ta vizitojë varrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Kurqysh, nuk ban hiç, nuk ban Shpend. Kjo do të ishte katastrofë. Kam fol me Albinin për këtë. Kam shkuar tek varri i Rugovës kur kam qenë në “Frymën e Re” Kam tha që nuk duhet mohuar kontributi i Ibrahim Rugovës, ka pasur imazhin e vet paqësor. UÇK-ja e ka rolin e vet çlirimtar. Albini ka tha që roli i Rugovës në protestat e 1 Tetorit ka qenë problematik, kritika e tij ndaj UÇK-së ka qenë problematike”, tha ndër tjerash Ahmeti.

Shpend Ahmeti tashmë është kryetar i PSD-së bashkë me 12 deputetë të cilët ishin në Lëvizjen Vetëndosje. /Ballkani.info/