Shpejtim Bulliqi u jep bizneseve pushim për 1 Maj, edhe i përjashton shumë prej tyre

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës më 1 maj, Komuna e Podujevës njoftoi se kjo është festë zyrtare dhe rrjedhimisht edhe ditë pushimi për bizneset.

Megjithatë, ajo që bie në sy në njoftimin e kësaj komune është se përjashtim për këtë vendim kanë shumica e bizneseve, ndër to edhe gastronomia.

Komuna tha se përjashtim nga ky njoftim kanë si vijon:

– Bizneset e hotelerisë ”dhe gastronomisë̈;

– Internet kafe, video lojëra dhe të ngjashme;

– Pikat e shitjes së derivateve;

– Barnatoret sipas kujdestarisë̈ në Zonat I, II dhe III;

– Furrat e bukës;

Ani se 1 Maji është ditë për të protestuar për të drejtat e punëtorëve, sipas këtij njoftimi, Komuna e Podujevës u ka dhënë leje numrit më të madh të punëtorëve që të punëjnë edhe më 1 maj.