Shpejtim Bulliqi: Pres që këto ditë qeveria të dalë me masa shtesë anti-Covid

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se pret nga qeveria Kurti që këto ditë të marrin masa shtesë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bulliqi ka theksuar se zgjedhjet e 14 shkurtit kanë rritur numrin e rasteve të infeksionit me koronavirus.

“Situata nuk është e kontrullueshme dhe pres që këto ditë qeveria të dalë më masa shtes, në mënyrë që të vëhet situata në kontrollë. Zgjedhjet ndoshta e rritën numrin e infektimit. Shpresojmë që qeveria e re do të angazhohet në mundësin e sigurimit të vaksinës në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të vaksinohen”, ka thënë Bulliqi në Kanal10.