Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po akuzohet nga një shërbyes civil i komunës së Podujevës, i cili e ka denoncuar me me pretendimet se ai ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike dhe verbale gjatë kohës sa ishte në ambulancë me nënën e tij, shkruan Ballkani.info.

Siç i ka thënë Policisë së Kosovës ky qytetar, derisa kishte qenë duke kërkuar ndihmë mjekësore bashkë me nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë , ishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Ky person ka deklaruar se është kapur për fyti nga Shpejtim Bulliqi pas një sulmi verbal paraprak.

Shpejtim Bulliqi ka pak muaj që është duke ushtruar postin e kryetarit të komunës, ndërsa gjatë kohës sa bënte fushatë për zgjedhje në këtë post, kishte ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

Në një video e cila ishte bërë virale gjatë kohës së zgjedhjeve për kryetar të Podujevës, dëgjohet se teksa ishin duke biseduar, Bulliqi në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, kishte thënë Bulliqi, teksa ishte duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë.

Me rastin e akuzës së ish-shërbyesit civil për dhunë fizike, Bulliqi siç duket është duke i mbajtur premtime e tij, qoftë edhe për dhunë fizike./Ballkani.info./

Videon me deklaratën e Bulliqit, mund ta gjeni më poshtë: