Shpejtim Bulliqi i çon mbi 37 mijë euro në drunj dekorativ, kështu pritet të duket Podujeva

Komuna e Podujevës shumë shpejt do të marrë pamje të re. Nëpër rrugët dhe lagjet e këtij qyteti do të vendosen drunj dekorativ. Për blerjen e tyre do të shpenzohen 37 mijë e 800 Euro. 

Shpejtim Bulliqi i VV-së, që aktualisht drejton Komunën e Podujevës, ka vendosur që t’i bëjë disa ndryshime në qytetin e tij.

Llapjanët shumë shpejt do të shohin nëpër rrugët dhe lagjet e qytetit disa drunj dekorativ të mbjellur.

Sipas dosjes së tenderit, që e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, këta drunj do të jenë me katër forma dhe ngjyra të ndryshme.

Saktësisht nëpër qytetin e Podujevës do të vendosen 1 mijë e 214 drunj, që komunës do t’i kushtojnë 37,800 Euro.

“Furnizimi me fidane: Tilia europaeapallida 874 copë. Furnizimi me fidane: Acer Palmatum 20 copë. Furnizimi me fidane: Acer platanoides Crimson King 20 copë. Furnizimi me fidane: Catalpa bignonoides “Nana” 300 copë”, thuhet në këtë dosje.

Komuna e Podujevës tenderin “Furnizim me drunj dekorativ” ia ka besuar kompanisë “N.T. “BITI-COM“, nga Lupçi i Poshtëm. Në garë për këtë tender kanë qenë gjithsejtë 25 kompani.

“Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 02.03.2022. Numri i kërkesave për tërheqje te Dosjes se Tenderit: 25. Vlera e përgjithshme e kontratës 37 800,00 euro”.

Katër llojet e drunjve që do të vendosen në qytet

Furnizimi me fidane: Tilia europaeapallida

Lartësia e drurit nga toka deri në degëzimet e para të jenë min. 2,00 m, me kurorë të formuar deri në 3,50 m lartësi. Trashësia e trungut nga toka e deri në 1 m lartësi të jetë Ø 4-6 cm (diametri 4-6 cm). Druri duhet të jetë i kultivuar në vazo me dheun humusor dhe sistem rrënjor mirë të zhvilluar. Fidanet duhet të jenë të zhvilluara në vazo me madhësi prej 55 litra.

Furnizimi me fidane: Acer Palmatum

Lartësia e drurit nga toka deri në degëzimet e para të jenë 0.50 – 1.00 m, me kurorë të formuar deri në 2.00 – 3.00 m lartësi. Trashësia e trungut nga toka e deri në 0.5m lartësi të jetë Ø 4 -6 cm (diametri 4-6 cm). Druri duhet të jetë i kultivuar në vazo me dhe të mirë humusor dhe të ketë sistem rrënjorë mirë të zhvilluar. Fidanet duhet të jenë të zhvilluara në vazo me madhësi prej 55 – 60 litra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Furnizimi me fidane: Acer platanoides Crimson King

Lartësia e fidaneve nga toka deri në degëzimet e para të jenë 2.00 m, me kurorë të zhvilluar nga 2.30 – 3.30 m. Trashësia e trungut nga toka e deri në 0.80 m lartësi të jetë Ø 4-6 cm (diametri 4-6 cm). Fidanet duhet të jenë të zhvilluara në vazo prej 45 – 55 litra.

Furnizimi me fidane: Catalpa bignonoides “Nana”

Lartësia e drurit nga toka deri në degëzimet e para të jetë min. 2,00 m, me kuror të formuar deri në 3,00 m lartësi.Trashësia e trungut nga toka e deri në 1 m lartësi të jetë Ø4 -6 cm (diametri 4-6cm). Druri duhet të jetë i kultivuar në vazo me dheun humusor dhe sistem rrënjorë mirë të zhvilluar.Fidanet duhet të jenë të zhvilluara në vazo me madhësi prej 50 litra.

Komuna po ashtu ka treguar edhe kriteret që duhet t’i përmbahet kompania fituese gjatë ekzekutimit të punës:

Mbjellja e drunjve dekorativ bëhet nga operatori ekonomik që njëkohësisht edhe furnizon
Drunjtë gjatë mbëltimit duhet të plehërohen dhe ujiten. po ashtu operatori është përgjegjës për mirëmbajtjen (herrje, mihje, ujitje) gjate një vit prej mbjelljes.
OE është i obliguar që të garantoj në mugullimin (nxinjën) e tyre, nëse ndonjë dru nuk mugullon, OE është i obliguar që ta zëvendësojë, zëvendësimi i drunjve bëhet deri në muajt Maj-Qershor të vitit 2023.
OE është i obliguar të riparojë të gjitha prishjet të çfarëdo natyre qofshin ato, të cilat mund të shkaktohen gjatë punimeve.