Shpejtësia e madhe/ Kështu ndodhi aksidenti në “Arbën Xhaferi”, njëherë dy vetura, më pas u bënë 3

Më herët ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë mbetur të lënduar. Madje për një kohë, rruga në atë lokacion ka qenë e mbyllur për shkak të hetimeve policore.

Disa pamje të reja janë siguruar nga Indeks Online, në të cilat shihet se si ka ndodhur ky aksident, ku fillimisht kanë qenë të aksidentuara dy vetura, ndërsa më pas, me një shpejtësi të madhe, veturat e aksidentuara i ka goditur një veturë tjetër.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave të trafikut, respektim të shenjave, përshtatje të vozitjes me kushtet në rrugë si dhe shmangien e përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes.