Xhudisti kosovar Shpati Zekaj është mundur në çerekfinale nga xhudisti serb, Aleksandar Kukolj.

Zekaj u mund me vetëm një pikë.

Kukolj është një xhudist që ka arritje të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampion evropian e nënkampion botëror. Në vitin 2017, ai ishte numër një në botë në kategorinë e tij.

Përkundër humbjes, Shpati Zekaj do të kërkojë medaljen e bronztë përmes fazës së repesazhit. /Demokracia.com