Shpat Kasapi sjell këngën e re “Sherrin ma bane”

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.


“Sherrin ma bane” mban titullin kënga, që kësaj radhe ka vendosur të sjell një baladë dashurie.

Teksti është shkruar nga Fadil Topalli, kurse për producimin u kujdes Bini Diez.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit MagicPro.

Ky projekt ndodhet tashmë në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Kasapit.

I njëjti vlen të ceket se i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.

Siç shkruan Telegrafi, Shpati po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.