Champions League

Shorti të hënën, projektohen përplasje emrash të mëdhenj

Të hënën, më 17 dhjetor, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së 1/16-ave të Championsit, pasi tashmë janë përcaktuar të gjitha skuadrat që e kanë kaluar fazën e grupeve.

Janë katër ekipe angleze, tre spanjolle, tre gjermane, dy italiane, dy franceze, një portugeze dhe një tjetër holandeze që janë kualifikuar.

Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Real Madrid, Juventus, Manchester City dhe Bayerni janë kualifikuar si të parat në grupet respektive ndaj ndodhen në vazon e parë, ndërsa në vazon e dytë janë Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke 04, Roma, Ajax, Lyon e Manchester United.

Në 1/16 projektohen disa përplasje të mëdha, pasi në vazon e dytë ndodhen emra shumë të rëndësishëm si Manchester Unitet, Atletico Madrit, Liverpool apo Roma.

Skuadrat që kaluan në 1/8

Vazo e parë

Borussia Dortmund

Barcelona

PSG

Porto

Real Madrid

Juventus

Manchester City

Bayern Mynih

Vazo e dytë

Atletico Madrid

Tottenham

Liverpool

Schalke 04

Roma

Ajax

Lyon

Manchester United