Është bërë tërheqja e shortit për raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pjesë e kësaj gare janë ende tri skuadrat nga Kosova; Ballkani, Drita dhe Dukagjini, shkruan Gazeta Express.

Në raundin e dytë kualifikues, Ballkani do të përballet me Larnen, Drita me Viktoria Plzenin, kurse Dukagjini me Rijekan.

Ekipet kosovare mësuan sot edhe kundërshtarët për raundin e ardhshëm, natyrisht nëse fillimisht kalojnë raundin e dytë.

Shorti:

Ballkani do të takohet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Drita do të takohet me fituesin nga ndeshja Gzira United FC (Malta) – F91 Diddeleng (Luksemburg).

Dukagjini do të takohet me fituesin nga ndeshja B36 Torshvan (Ishujt Faroe) – Haverford County AFC (Uells).

Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 10 gusht, kurse të dytat ose të kthimit më 17 gusht.