Shorti i Kupës së Kosovës: Ballkani pret Trepçën ’89, Feronikeli ballafaqohet me klubin e Ligës së Dytë

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e fazës së 1/8 të finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë short morën pjesë 16 skuadra, të cilat vijnë nga tri nivelet e futbollit kosovar. Nëntë nga ekipet janë pjesë e Superligës së Kosovës, gjashtë prej tyre nga Liga e Parë dhe vetëm një nga Liga e Dytë.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Feronikeli, besohet se do ta ketë të lehtë, të paktën në letër, pasi që do të ndeshet me ekipin e vetëm nga Liga e Dytë, A&N nga Prizreni.

Ndërsa, ndeshja e cila merr më së shumti vëmendje është ajo mes dy klubeve të Superligës, Ballkanit dhe Trepçës ’89m ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Suharekë.

Lista e plotë e çifteve:

Feronikeli – Fc A&N

Drenica – Dardana

Vitia – Dukagjini

Trepça – Vushtrria

Gjilani – 2 Korriku

Arbëria – Prishtina

Ballkani – Trepça 89

Liria – Ferizaj

Këto ndeshje pritet të zhvillohet gjatë fundjavës së ardhshme, më datë 7 dhe 8 dhjetor.