Shorti i “Euro2024”, Shqipëria në grup me Poloninë e Çekinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët në grup për kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024” në shortin e hedhur sot në Frankfurt të Gjermanisë.

“Kuqezinjtë” e Edi Rejës janë në Grupin E së bashku me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, raporton Demokracia.com.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian nisin në muajin mars të vitit 2023.

Kampionati Evropian do të mbahet në tetë qytete të Gjermanisë.

Kujtojmë se kundërshtarët në grup për kualifikimet e “Euro2024” i ka mësuar edhe Kombëtarja e Kosovës.

“Dardanët” do të jenë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.