Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Europa Leagues teksa në këtë fazë do të kemi përballje shumë interesante.

Super sfida e kësaj faze është Napoli-Arsenal, ndërsa favoriti kryesor për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, Chlesea do të ketë një takim relativisht të lehtë në letër kundër Slavia Pragës.

Dy ndeshjet tjera të shortit janë ballafaqimi mes klubeve spanjolle, Villarreal-Valencia dhe takimi mes Benficës dhe Eintracht Frankurtit.

Në vazhdim përballjet e plota:

Arsenal – Napoli

Villarreal – Valencia

Benfica – Eintracht Frankfurt

Chelsea – Slavia Prague

Në të njëjtën kohë është hedhur edhe shorti edhe për fazën gjysmëfinale, në të cilën fituesi i çiftit Napoli-Arsenal do të sfidojë atë Villarreal-Valencia, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes fituesit të takimit Benfica-Eintracht Frankfurt dhe Chelsea-Slaiva Pragës.