Shoqëria civile kërkon nga Qeveria të tërhiqet nga presioni ndaj AKA-së

Organizata të shumta dhe iniciativa nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Arsimit Shyqyri Bytyrqi, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë së Kosovës për Akreditim, por gjithashtu kanë kërkuar të mos marrin asnjë veprim për çështjet e akreditimit, pasi kjo do të ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi, me parimin e funksionimit të pavarur të Agjencisë së Akreditimit dhe në kundërshtim të hapur me interesat e studentëve.

Në deklaratë thuhet se përjashtimi eventual i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga asociacioni evropian ENQA për shkak të ndërhyrjes në pavarësinë e saj, do t’i kushtojë studentëve të Kosovës, diplomat e të cilëve do të zhvleftësohen dhe procedurat për vazhdim të studimeve jashtë vendit do të vështirësohen.

“Ne zotohemi se do të bëjmë gjithçka që është në duart tona si qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe grupe të tjera aktive, për të mos lejuar cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe institucioneve të tjera të arsimit në vendin tonë”, thuhet në deklaratë.

27 organizatat dhe 6 individë të shoqërisë civile që mbështesin Këshillin Shtetëror të Cilësisë

ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

KEC – Qendra për Arsim e Kosovës

Admovere

GLPS – Grupi për Studime Ligjore dhe Politike

D4D – Demokraci për Zhvillim

KFOS-Fondacioni për Shoqëri të Hapur

PIPS-Instituti i Prishtinës për Studime Politike

KCSF – Kosovo Civil Society Foundation

ATRC – Advocacy Training and Resource Center

CDF – Community Development Fund

CEL – Centre for Equality and Liberty

FES- Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë

IPOL

Ec Ma Ndryshe

KDI-Instituti Demokratik i Kosovës

Lëvizja FOL

IKS-Iniciativa Kosovare për Stabilitet

OJQ Global Shapers Community Prishtina

ISDI-Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social

Terre des Hommes Kosovo

KYC – Kosovar Youth Center

YIHR-Youth Initiative for Human Rights

BPRG-Balkans Policy Research Group

Demokracia Plus

OJQ Mileniumi i Ri

OJQ Qendra e Rinisë Drenas

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Individët

Veton Surroi – Shkrimtar

Imer Mushkolaj – Analist

Hekuran Murati – analist

Berat Buzhala – Gazetar

Nora Ahmetaj – Aktiviste e të drejtave të Njeriut

Jeta Berisha – Aktiviste

loading…