Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe biznesmeni Ilir Sinani mbledhin 57 mijë euro për një natë

Mbi 57 mijë euro janë mbledhur nga Jetimat e Ballkanit në një koncert që kjo shoqatë kishte dje në Munchen të Gjermanisë.

Kjo shumë do të ndahet për familjet në nevojë, ndërtimin e shtëpive, donacione për shërimin e të sëmurëve e gjëra tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë falenderuar organizatorin e këtij koncerti, Ilir Sinanin, përcjell Ballkani.info.

“Mbrëmë ishte tubimi humanitar për Jetimat e Ballkanit në München i organizuar nga biznismeni Ilir Sinani. Përveç pjesëmarrjes së shumë bashkëatedhetarëve tanë nga vende të ndryshme të Evropës si Gjermani, Zvicer, Austri e Belgjike, të pranishem ishin edhe dy Konsujt e Konsullates se Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: