Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ofron 600 shujta në ditë për mjekët në QKUK

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se janë të gatshëm t’i ofrojnë QKUK-së 600 shujta në ditë për mjekët dhe infermierët që po përballen me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Kllokoqi, kryetar i kësaj Shoqate.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës jemi te gatshëm që në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë t’i ndihmojmë QKUK-së me atë që dimë të bëjmë më së miri. Për një muaj Shoqata jonë është e gatshme të pergatis shujta për rreth 400 mjekë të paraditës dhe 200 të ndërrimit të dytë. Ideja e këtij gjesti simbolik është t’i japim një ndihmë kuzhinës së QKUK-së”, ka njoftuar Kllokoqi, shkruan Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Pershendetje Kosove.

Ne si Shoqate duke pare zhvillimet e ngjarjeve te diteve te fundit dhe rritjen e numbrave te te infektuarve me COVID-19 mbajtem nje takim qe edhe nje here ti bashkangjitemi me ndihmen tone vijes se pare te frontit.

Ne si Shoqate e Gastronomeve të Kosovës jemi te gateshme ne kordinim me Mistrine e Shendetesis ti ndihmojme QKUKS me ate qe dime ta bejm me se miri. Per nje muaj Shoqata jone eshte e gateshme te pergadis shujta per rreth 400 mjeke te paradites dhe 200 te ndrimit te dyte. Ideja e ketije gjesti simbolike eshte ti japim nje ndihme kuzhines te QKUKs.

Nismes tone deri tani i jane bashkangjitur gastronomet e Prishtines qe jane Gizzu grill, Don caffe, Greatëood, Miqt pun, Star Sun, Che bar, Hotel Sirius, STORIES taste&tell, Lulus, Dar tea room, Momo, Shisha bar Noar, Babel, Dit e nat, Caffez lounge, Casa Cafe, Soma, Miqt taverna, Galery, Bon Vivant, Deck, Trock taverna,Guest,Sushico,Green Protein

Ju ftojm te gjitha biznesev gastronomike te Kosoves ti bashkohen ketij udhetimi duke e organizuar edhe vet neper komunat e tyre,ndersa ne Prishtine duke na shkruar ne facebook.

Ti dalim ne krah patrioteve te sodit deri ne fund te pandemis