Shoqata Bjeshkatare “Marashi”, ka njoftuar se pas ecjes ka organizuar një ndejë të veçantë me muzikë, ushqime tradicionale dhe pije për të gjithë në Qendrën Rinore të Deçanit.

Përmes një postimi ky shoqata ka falënderuar të pranishmit, raporton Ballkani.info.

“Falënderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj ngjarjeje të paharrueshme! E shijuam, kënduam dhe kaluam një kohë të shkëlqyer së bashku. Për më shumë aktivitete dhe ngjarje, na ndiqni!”, thuhet në postim.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: