Shoku i Ronaldos frikëson Juventusin: CR7 e ndjen dëshirën e rikthimit në Real Madrid

Cristiano Ronaldo ishte prezent në Santiago Bernabeu për ndeshjen Real Madrid – Barcelona.

Gazetari dhe shoku i Cristiano Ronaldos, Edu Aguirre ka deklaruar se ylli portugez ka ndjerë dëshirën e rikthimit në Real Madrid pas ardhjes në Santiago Bernabeu mbrëmë për ndeshjen kundër Barcelonës.

Ronaldo u rikthye në Madrid për herë të parë pas largimit për në Juventus duke ndjekur nga tribunat El Clasicon e fituar nga Los Blancos me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net.

“E di sigurt se Cristiano Ronaldo ka ndjerë dëshirën e rikthimit në Real Madrid. E ka ndjerë mbështetjen e tifozëve të Real Madridit në Bernabeu dhe kjo e ka emocionuar”, deklaroi Aguirre për “Chiringuito TV”.

“Tani është i përqendruar në Juventus por në futboll kurrë nuk duhet thënë kurrë. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, askush nuk mund ta di”, përfundoi ai.