Shokon Kotzias: Diplomatë grekë, të përfshirë në trafikun e organeve të fëmijëve

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka bërë një deklaratë shokuese.

Ai ka thënë se diplomatë grekë janë përfshirë në trafikun e organeve të fëmijëve.

Pa dhënë emra konkretë, Kotzias pohoi se i ka referuar çështjet në Prokurori.

“Nuk pajtohem se nuk kemi bërë asgjë. 93 raste i kam dërguar prokurorit për shkelje të kodit penal për disa diplomatë që tani kanë përfunduar në burg sepse lëshuan viza për të mitur të pashoqëruar. A e dini se çfarë do të thotë viza për fëmijët e pashoqëruar? Do të thotë trafikim organesh. Vetëm se shpëtova disa shpirtra fëmijësh do fle i qetë deri në fund të jetës”, ka thënë Kotzias.

Që pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm, Nikos Kotzias ka bërë disa deklarata të forta, përfshirë faktin që Athina ka financuar mediat dhe gazetarë në Shqipëri për të mbrojtur agjendën helene.