Arbitrazhi mbi kokë

Shokohet Milani para derbit me Interin! Ja vendim që do të tmerrojë tifozët

Inter dhe Milan do të luajnë kë të diele në kuadër të Serie A. Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.

Por një ditë para derbit të madh, Milan ka marr një lajm të keq nga UEFA. Ky organ pritet ta dënojë sërish Milanin.

Deri në muajin nëntor, komisioni gjykues do të riformulojë dënimin e parë. Sanksioni mund të përfshijë nga gjobë deri në kufizimin e merkatos në hyrje.

Në rast se do të ketë një dënim, kuqezinjtë mund t’i drejtohen sërish CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Drejtuesit e skuadrës së Milanit duhet të hartojnë një plan konkret rreth çështjeve në aspektin financiar ose dënimet do të jenë të rënda.