Në një autostradë ku një motoçiklist hasi në probleme me motoçikletën e tij, ishte një shofer kamionete i cili i doli në ndihmë.

Pasi që motoçiklisti gjendej në mes të autostradës dhe motoçikleta e tij nuk ndizej për tu larguar në shiritin e djathtë, ai gjendej në situatë të rrezikshme pasi që makinat ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

E këtë problem ia zgjodhi shoferi i një kamionete i cili e bllokonte rrugën deri sa motoçiklisti ishte i sigurtë, përcjell Ballkani.info. /Ballkani.info/