Shkupi në rundin e dytë kualifikues të Championsit

Skuadra e Shkupit ka kaluar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra shqiptare përkundër humbjes si mysafire e Lincoln Red me rezultatin 2:0, është kualifikuar në rrethin e dytë kualifikues.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me shifrat 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 ka kaluar tutje. Ndeshja e kthimit u luajt të martën mbrëma në Gjibraltar. Lincolni është kampion i Gjibraltarit.

Në raundin e dytë kualifikues, Shkupi takohet me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb. Dinamo është favorite absolute.

Shkupi për herë të pestë luan në Evropë. Ndërkohë po debuton në Champions.