Shkon në 11 numri i vikimave nga tërmeti i ri në Turqi, qindra të plagosur

Drama nuk ka fund në Turqinë jugore dhe në veriperëndim të Sirisë, pasi dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt, të dy vendet u tronditën sërish nga një tërmet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të hënën, duke shkaktuar 11 viktima dhe qindra të plagosur.

Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.

CNN Türk transmetoi pamjet që tregojnë një ekip shpëtimi duke u përpjekur të përdorin një shkallë për të hyrë në një ndërtesë ku njerëzit ishin bllokuar.

Ai shpjegoi se pasgoditja e madhe ndodhi teksa njerëzit kishin hyrë në shtëpitë e tyre, të cilat pësuan dëmtime në tërmetin e madh të 6 shkurtit, për të marrë disa nga gjërat e tyre. /abcnews.al