Pas shtatë vjetësh, kryeministri Albin Kurti ka “shpëtuar” nga Aleksandër Lumezi, që deri sot mbante pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Dëshira e Kuritit për ta shkarkuar nuk u plotësua asnjëherë, meqë Leka e vazhdoi mandatin deri ditën e fundit. Fjalimin përmbyllës e dha duke iu dridhur zëri, e sytë iu panë të mbushur me lot.
Mes lotësh dhe emocionesh, Aleksandër Lumezi e ka liruar sot karrigen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke ia liruar kështu rrugën kryeministrit Albin Kurti, i cili duket se e ka “halë në sy”.
Në ditën e fundit si kryeprokuror, ai ka dhënë një fjalim emocionues, ku falënderoi kryeprokurorët e prokurorët, me të cilët ka bashkëpunuar përgjatë këtyre shtatë viteve.
Me zë të dridhur, tha se pati nderin dhe privilegjin që shërbeu gjatë tërë këtyre viteve si kryeprokuror.
Lumezi i shpëtoi shkarkimit. Ai ia dha “lamtumirën” zyrës së të parit të prokurorisë, pikërisht ditën kur edhe i përfundoi zyrtarisht mandati.
Shkarkimin e tij e kishte paralajmëruar Kurti, sa ishte kandidat për kryeministër. Kishte thënë se do të shkojë kryeprokurori i shtetit, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente.
Premtonte se me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit do të kthehej prokurori Elez Blakaj, i cili nuk u kthye asnjëherë.
“Ne nuk jemi në qeveri edhe ne ishim 50 ditë në kohë të pandemisë. Tash po vimë për 4 plus 4 vjet. Dhe jo vec Lumezi, por kanë me shku plot. Dhe s’ka me u kthy vec Elezi, por kanë me u kthy plot të tjerë”, kishte deklaruar Kurti.https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Për Lumezin, Kurti kurrë s’kishte thënë fjalë të mira. I referohej edhe si “Aleksandër Lepuri”, shkruan Reporteri.net.
“Nuk mund të ketë luftë të korrupsionit, gjyqësor të drejtë, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin”, thoshte Kurti për të.
Kundër tij, edhe kishin protestuar, me moton “Lepur ik, duam Republikë”.
Pak muaj para se Albin Kurti dhe partia e tij të vinin në pushtet për herë të parë, kishin organizuar një protestë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Protesta ishte hapur me fjalët e tani ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila thoshte se ai aktivitet ishte vetëm hapi i parë, në drejtim të zhbllokimit të prokurorisë që konsiderohej e kapur nga pushteti e e frikësuar nga krimi.
Haxhiu kërkonte që prokuroria t’i dëgjonte kërkesat e qytetarëve, duke lejuar prokurorët e aftë e të ndershëm të punojnë. Vetëm kështu – sipas saj – do të fillonte hetimi i pasurisë të paligjshme të pushtetarëve.
Revolta e shprehur në protestë qe mbyllur me fjalët e tani kryeparlamentarit Glauk Konjufca. “Ky nuk është kryeprokuror, por është prontokuror. Jemi bërë bashkë këtu me shpallë një aktakuzë kolektive ndaj sistemit tonë të dështuar të drejtësisë. Të pandehurit janë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët e shitur. Kurse emri i krimit është amnistia e keqbërësve nga prokuroria e shtetit”, thoshte Konjufca.

E pavarësisht gjithë këtyre, Lumezi arriti të mbante këtë pozitë, deri në ditën e fundit të mandatit.
Fjalimi emocionues i Lumezit në ditën e fundit si Kryeprokuror i Shtetit
Me zë të dridhur tha se pati nderin dhe privilegjin që shërbeu gjatë tërë këtyre viteve si kryeprokuror.
Falenderoi edhe kryeprokurorët dhe prokurorët për bashkëpunimin.
“Sot siç e thatë edhe ju është dita e fundit e mandatit tim. Është vështirë që në këto fjalime lamtumirës me thënë diçka. Mundem me thënë që e kam pasur nderin dhe privilegjin që kam punuar me prokurorë të Zyrës sime por edhe me kryeprokurorët dhe prokurorët brenda sistemit. Ka qenë edhe fat që edhe si kryeprokuror i shtetit kam punuar dhe bashkëpunuar edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me përfaqësuesit e mëhershëm të Këshillit”, tha Lumezi.
Ish-kryeprokurori i Shtetit, tha se me punën e tij ka arritur që ky institucion të jetë më kredibil se sa që ishte para siç tha ai disa vitesh.
Tha se ka pasur sfida të mëdha gjatë këtij rrugëtimi shtatëvjeçar.
“Ka qenë vështirë sepse para vetes kam pasur sfida të mëdha, reale, të ndryshme gjatë këtij rrugëtimi shtatëvjeçar, mirëpo duke i falënderuar komunitetit të prokurorëve të shtetit, vlerësimit të tyre, bashkëpunimit të tyre, sinqeritetit të tyre kam arritur deri diku që të zhvillojmë dhe të bëjmë lëvizje të caktuara brenda sistemit. Sot jemi një institucion shumë më kredibil se sa që ishte para disa vitesh”, tha Lumezi.
Ai lavdëroi edhe punën e KPK-së përfshirë atë të kryeprokurorëve dhe prokurorëve.
“Kemi një Këshill i cili është funksional, merr çdo ditë vendime të rëndësishme edhe për fatin e KPK-së, por edhe për fatin e personave brenda KPK-së dhe jemi faktikisht një mburojë e sistemit, prokurorëve, kryeprokurorëve dhe kemi qenë edhe një organ kolegjial qe kemi përkrahur në momente më të vështira të karrierës sime”, deklaroi Lumezi.
Në fund tha do të vazhdojë që të jap edhe më tutje kontribut në sistemin prokurorial.
“Besoj që edhe në ardhmen do të jem këtu, brenda sistemit prokurorial brenda mundësive të mija të japi kontributin që edhe më shumë të avancohet ky sistem”, tha ish-kryeprokurori./Reporteri.net







