Shkollat në Ferizaj, ndër më të mirat në vend sa i përket pastërtisë dhe masave mbrojtëse anti-covid

Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi në facebook tregoi se sot, Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” u vizitua nga inspektorët e Inspektoratit Sanitar të Kosovës në kuadër të Agjencisë Qeveritare të Ushqimit dhe Veterinës.

Nga inspektimi i kryer, doli se kjo shkollë plotëson të gjitha masat anti-covid, duke pasur mjaftueshëm materiale higjienike, shampo, dezinfektues dhe të tjera masa të përcaktuara me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vargut të këtyre shkollave i bashkohen edhe shkollat tjera të Ferizajt, të cilat në baza të rregullta inspektohen nga Inspektorati i nivelit qendror, duke rezultuar me përmbushjen e kushteve higjieno-sanitare.

Njoftimi i plotë: